Kronike
EMRAT/ Roja e parkimit qëllon me brryl në fytyrë 30-vjeçarin
Një sherr ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar me emrin Gledian Daullçiu, rojë në një parking në zonën e ish-Bllokut ka dhunuar një qytetar. Daullçiu ka goditur me bërryl në fytyrë 30-vjeçarin Endri Mera, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gledian Daullçiu., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.