Kronike
EMRAT/ Rrahën për vdekje të riun, dënohen me burg shqiptarët
Tre shqiptarë janë dënuar me burg pasi rrahën për vdekje një të ri që kishte tentuar t’i vidhte drogën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2021 ku 23 vjeçari Tomosz ëaga nga Dagenham, në lindje të Londrës, u përpoq që të vidhte kanabis në një shtëpi bari në Cardiff.
Tre shqiptarët u shpallën fajtor dhe u dënuan me burg: Josif Nushi, 27 vjeç me 20 vjet burg, Mihal Dhana, 29 vjeç u dënua me 16 vjet burg ndërsa Hysland Aliaj, 31 vjeç u dënua me 10 vjet për vrasje nga pakujdesia. Motra e të riut tha në gjykatë se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur si një qese plehrash”.
Të tre burrat u larguan në Shqipëri pas vrasjes, por u ekstraduan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u gjykuar. Hetimi ishte një nga hetimet më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë nga Policia e Uellsit të Jugut, me arrestime në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.