Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Sherri në lokal, njërit iu ngul thika në zemër

Viktor Rrapollari, 64 vjeç është një nga personat që mbeti i plagosur në ngjarje e ndodhur në Laprakë këtë mbrëmje. Mësohet se Rrapollari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, por është në gjendje të rëndë për jetën. Kjo, pasi siç raportohet, thika i është ngulur në zemër. Dy të plagosurit e tjerë janë identifikuar vetëm me iniciale deri më tani, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Ndërsa 40-vjeçari Elton Mergjyshi, është autori i ngjarjes, që është shpallur dhe në kërkim.

Advertisement