Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Shpërthimi në Tiranë, dyshohet se lënda plasëse u hodh me dron

Policia e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela”.

Si pasojë e lëndës plasëse të vendosur në ballkonin e një apartamenti në katin e 9 u dëmtua xhami dhe vetrata e ballkonit.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se banesa rezulton në emër të Albert Thomës, ndërsa ky i fundit e ka lëshuar me qira për Elena Arzën.

Grupi hetimor shprehet se ajo nuk është marrë në pyetje pasi në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë.

Vendndodhja e saj mbetet e panjohur për momentin.

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por kjo nuk është e vetmja pistë që po hetohet.

Grupi hetimor nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi.

Advertisement