Connect with us

Kronike

EMRAT/ Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, në pranga autori

Një 26-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Bulqizë pasi pas një konflikti është qëlluar me kaçavidë. Ngjarja ndodhi në fshatin Homesh, njësia administrative Shupenzë.

Viktima është identifikuar si Dritan Manjani.

Nga të dhënat hetimore ka dyshime se mes autorit, shtetasit Dorjan Dema, dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim.

Në rrethana të paqarta Dema goditi me kaçavidë të riun, duke i marrë jetën dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Policia ka vënë në pranga autorin.

Aktualisht policia, por dhe prokurori i çështjes është në vendngjarje.

Advertisement