Kosova
EMRI/ 37-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Strasburg, prej kohësh flinte në rrugë
Një 37-vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në Strasburgut. Viktima është identifikuar si Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit.
Mësohet se 37-vjeçari jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e 1 shkurtit. Ende nuk dihet shkaku ndërsa priten rezultatet e autopsisë. Hadzijaj, kishte bërë kërkesë për strehë urgjente më 24 janar por rasti i tij u la në pritje, e për fat të keq ai vdiq një javë më pas. 37-vjeçari jetonte në Strasburg që prej moshës së fëmijërisë.