Connect with us

Kronike

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, ndërron jetë drejtuesi i motorit, u përplas nga kamioni

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Korrespondentja bën me dije se një kamion është përplasur me një moto dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. Viktima është identifikuar si Arben Tanushi, 51 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Lezhë – Mabe, në zonën e Dajçit, një automjet tip “Kamion”, i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.T, 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement