Kronike
EMRI/ Aksidentoi të miturin, shoferi punonjës i policisë kufitare
Mesditën e sotme në qytetin e Bilishtit, është përplasur një 7-vjeçare, duke ecur në rrugë.
Shoferi, Franc Bylyku, është punonjës policie i kufirit, në doganën e Kapshticës.
Komisariati i Devollit dhe AMP do të hetojnë mbi rastin.
Sipas informacioneve, fëmija i ka prerë rrugën duke vrapuar dhe polici e ka goditur me pjesën e pasqyrës.
Nga burimet policore konfirmohet se punonjësi i policisë nuk ka qenë me shpejtësi të lartë, as nën ndikimin e alkoolit, ndërsa fëmija jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.”- njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.