Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Dogji makinat e xhaxhait për motive pronësie, shpallet në kërkim 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është shpallur nga Policia pasi akuzohet se ka djegur dy automjete. Bëhet fjalë për personi Marjus Xhepa pasi për motive pronësie ka djegur 2 makina të xhaxhit të tij të parkuara në oborrin e shtëpisë.

Sipas policisë vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement