Kronike
EMRI/ E motra s’kishte kontakt prej 1 muajsh, i moshuari gjendet i vdekur në banesë
Një i moshuar është gjetur oa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82 vjeç.
Burime bëjnë me dije se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.
Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.
Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin. Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.