Aktualitet
EMRI/ Falsifikoi dokumentet e nxënësve, pezullohet drejtoresha e gjimnazit
Një drejtoreshë në një gjimnaz në Pogradec është vënë nën hetim, pasi dyshohej se falsifikonte dokumente të nxënësve. Bëhet fjalë për shtetasen Valentina Meçe, 48-vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ajo është pezulluar nga detyra.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle.