Kronike
EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri roja i një objekti, në kërkim autorët

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

