Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg në Itali, arrestohet “Zoti i drogës”

Alket Hatija, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar. Prangosja, njoftoi këtë të mërkurë policia, u krye në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinjë.

Aksioni për kapjen e tij u krye nga policia e Durrësit dhe Interpol Tirana dhe sipas burimeve zyrtare erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative”.

Atija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)”, thuhet më tëj në njoftimin e bluve.

Në raportimet e mediave iraliane, Hatija është etiketuar si “Signore della droga” – Zoti i Drogës.

Advertisement