Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, humb jetën i burgosuri

Një i burgosur 54-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin rajonal të Lezhës. Mësohet se viktima, Robert Foto Cini ka ndërruar jetë rreth oirës 14: 15 pasi një infarkti të miokardit.

Ai ishte i dënuar   për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Më tej në njoftim thuhet se pas transferimit të tij në burgun ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore ai nuk ka pasur kontakte me familjen.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.

Advertisement