Kronike
EMRI/ I dënuar për trafik të miturish, ekstradohet nga Greqia i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare
Është arrestuar në Athinë një i dënuar me 156 vite burg ngas autoritetet e drejtësisë shqiptare, nën akuzën e trafikimit të një fëmijë të mitur.
Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.
Kujtim Demiri, një shtetas shqiptar me banim në Greqi, është lokalizuar dhe arrestuar nga Interpol Athina për llogari të autoriteteve në vendin tonë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 15 vite burg për “Trafikim të miturish”.
Policia e Shtetit bën me dije se pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.
Ngjarja është raportuar pranë autoriteteve shqiptare nga familjarët e të miturit dhe në kushtet e një vepre të rëndë siç është trafikimi ndërkombëtar i fëmijëve, Gjykata për Krimet e Rënda, tashmë Gjykata e Posaçme, e dënoi atë në vitin 2010 me 15 vite burg.