Connect with us

Aktualitet

EMRI – I infektuari me Covid që i dha fund jetës dyshohet se kishte…

Leonard Skabona është 60-vjeçari që u vetëhodh nga spitali Shefqet Ndroqi duke i dhënë fund jetës. Sipas të dhënave të para Skabona është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, ku dhe ishte shtruar prej dhjetë ditësh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Sipas informacioneve mësohet se 60 vjeçari i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spitalin. Ndër të tjera mësohet se viktima vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është rasti i pestë që shënonen raste të tilla të rënda, ku pacientë të shtruar me Covid i japin fund jetës duke u vetëflijuar. Katër shtetas u hodhën pikërisht nga spitali Shefqet Ndroqi dhe një nga QSUT-ja.

gsh/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *