Connect with us

Sport

EMRI/ I shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg, arrestohet ish-trajneri i futbollit

Policia e Tiranës, në Komunën e Parisit, kanë arrestuar një shtetas në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement