Connect with us

Kronike

EMRI/ I vodhën paratë dhe e rrahën, humb jetën i moshuari

Ka ndërruar jetë në spital Çaush Shehaj, 89-veçari i cili ra pre e grabitjes me armë në banesën e tij. Autorët e dyshuar të ngjarjes, Ervis Halimi, 22 vjeç dhe Musa Gudo, 28 vjeç janë arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Klos, Mallakastër. Dy autorët e dyshuar, nën kërcënimin e armës kanë grabitur vetëm 5000 lekë. I moshuari pas ngjarjes, u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Autorët do të hetohen për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Advertisement