Kronike
Emri/ Ja kush është 62-vjeçari që u godit me sende të forta nga persona të paidentifikuar
Vladimir Bruçi, 62 vjeç, është personi që u godit me sende të forta pasditen e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të kopështit “Tom Alimhilli”, ku 62-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa dhe është goditur nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se Bruçi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.