Kronike
EMRI/ Ja kush është shqiptari që u vra me pushkë nga fqinji
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku një shqiptar u vra mbrëmjen e djeshme nga fqinji i tij.
Mësohet se viktima është identifikuar si Gëzim Dodoli 59 vjeç, ndërsa autori i krimit është Sandro Mugnai, 53 vjeç.
“Kam shkuar disa herë të ha tek të dyja familjet. Fëmijët, sot të rritur, shërbenin në meshë me mua dhe rrinin në famulli. Më pas familja Dodoli u transferua në Milano, por prej disa kohësh, Gëzimi ishte kthyer i vetëm. Se çfarë ndodhi nuk e di, por di që ndoshta Sandro donte të mbronte familjen e tij. Çatia po binte për shkak të goditjeve të ekskavatorit, do të kishin vdekur të gjithë të shtypur”, thotë ai.