Connect with us

Kronike

EMRI/ Kapet duket shitur kokainë, dënohet me burg shqiptari në Britani

Një shtetas shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Britani pasi është kapur duke shitur kokainë.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Klejdi Kazani. Dëshmitë e marra nga telefoni i Kazanit zbuluan se para arrestimit ai kishte furnizuar me rreth 14 kilogramë kokainë dhe kanabis shumë bashkëpunëtorë.

Gjatë hetimit, oficerët gjetën 20,000 £ para të gatshme të fshehura midis frigoriferit dhe një komodine kuzhine në rezidencën e Kazanit, së bashku me një sasi kanabisi bimor.

Kazani dhe grupi i tij i krimit, i përbërë nga bashkëqytetarë shqiptarë dhe një shtetas bullgar, u hetuan nga oficerët e Partneritetit të Krimit të Organizuar të Londrës, një bashkëpunim midis Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitane.

Bashkëpunëtorët e Kazanit, përfshirë Emil Spasovin, u dënuan për vepra penale të drogës.

Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se Kazani ishte dënuar me 7 vjet burg edhe në maj të 2022-shit, pasi u kap me një pistoletë dhe municion.

Police mugshot of Klejdi Kazani in a grey jumper
Advertisement