Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi Kastriot Xhemalaj 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.