Connect with us

Kronike

EMRI/ Ky është 22-vjeçari që plagosi rëndë shokun e burgut, u arratis me një vajzë

22-vjeçari Jorgo Rustemi është autori i dyshuar i plagosjes me thikë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, i cili është shpallur në kërkim nga Policia dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ai akuzohet se ka plagosur me thikë 26-vjeçarin Kostandin Ziu, teksa ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 4 të qytetit juglindor.

Burime bëjnë me dije se Jorgo Rustemi dhe Kostandin Ziu ishin shokë me njëri-tjetrin, teksa ishin njohur në burgun e Drenovës.

22-vjeçari ë vitin 2020 ishte arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës deri në lirimin e tij në shtator 2023. Atje ai u njoh me Kostandin Ziun, i cili ishte dënuar për të njëjtën vepër. 26-vjeçari ishte transferua në burgun e Peqinit në vitin 2022 dhe kishte lënë qelinë vetëm dy javë më parë.

Ditën e djeshme ata kanë lëvizuar bashkë me një automjet tip “Renault Clio” të marrë me qira dhe gjatë mbrëmjes kanë qenë në lokal, në prani dhe të një femre, identiteti i të cilës ende nuk është zbuluar.

Aty ata dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, sherr i cili ka degraduar deri në plagosjen rëndë me thikë të Kostandin Ziut. I riu ka marrë plagë me thikë në qafë dhe kokë, teksa dyshohet se ka qenë Jorgo Rustemi së bashku me vajzën që ka qenë e pranishme, ata të cilët e kanë çuar në spital dhe më pas ata të dy janë arratisur në drejtim të paditur, duke braktisur dhe automjetin “Renault Clio”.

Pas mjekimit në spitalin e Korçës, bluzat e bardha vendosën ta dërgonin mbrëmjen e djeshme tek spitali i Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë të tij. Kostandin Ziu ka rënë në gjendje kome dhe Policia ende nuk e ka marrë dëshminë e tij.

Autoritetet kanë pak informacion mbi motivet që solli konfliktin mes dy të rinjëve, teksa janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë patur dijeni dhe dëshmimtarë të ngjarjes.

Policia ka shtuar kontrollet për lokalizimin e Rustemit, duke ngritur postblloqe në hyrje të Pogradecit dhe Korçës, si dhe ka kërkuar bashkëpunimin e policisë kufitare të Kapshticës për kontrolle të detajuara në kufi.

Advertisement