Aktualitet
EMRI/ Lejoi ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet inspektori i IKMT
Policia e Sarandës ka ekzekutuar masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për Martin Arapin, punonjës të IKMT Vlorë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridisksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, për shtetasin: -Martin Arapi, 32 vjeç, me detyrë inspektor i IKMT Vlorë (përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë)”, njofton policia.
Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.