Connect with us

Kronike

EMRI/ Makina përplas për vdekje shqiptarin me motor në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Rosignano (Livorno) të Italisë. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasi Francesco Zhuta, 34 vjeç.

Shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një makinë tip “Audi Q3” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë. Goditja ishte fatale për 34-vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Francesco Zhuta u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Policia arrestoi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Advertisement