Kronike
EMRI/ “Më sulmuan dy persona me kapuç”, çfarë deklaroi 29-vjeçari i plagosur me thikë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/01/policia-6.jpg)
Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. 29-vjeçari, Kostika Ruko u paraqit në spitalin e Korçës i plagosur.
Sipas informacioneve Ruko ka deklaruar se dy persona të maskuar me kapuç e kanë sulmuar pranë Liceut në lagjen nr.2. Ai ka marrë plagë në bark dhe krahë.
Grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)