Kronike
EMRI/ Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 18-vjeçari
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal. Mësohet se një 18-vjeçar duke ecur me motor ka humbur kontollin dhe ka rënë në një kanal.
Nga aksidenti, ka mbetur i plagosur rëndë adoleshenti me emrin Marinel Kaja. Kaja ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pa asnjë masë mbrojtëse.
Nga aksidenti i rëndë, 18-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit, ende nuk dihet se, cili është.