Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Ndikoi që të lirohej një i burgosur, arrestohet me urdhër të SPAK një avokat

Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Policinë e Kukësit kanë arrestuar me urdhër të SPAK një 38-vjeçar, i cili ushtronte profesionin e avokatit.

Në pranga është vënë personi që shihni në foton e mësipërme, shtetasi Arjan Cengu. Ky i fundit akuzohet se në vitin 2021, kur punonte shofer në Prokurorinë e Kukësit, ka ndikuar në këtë institucion për t’i lehtësuar masën e sigurisë një të burgosuri dhe për ta liruar atë nga burgu.

Tani Arjan Cengu ushtronte profesionin e avokatit, teksa është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Kukësit.

“Ndaj 38-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se më datë 05.03.2021, kohë kur shtetasi A. C. ka qenë punonjës në Prokurorinë e Kukësit, ka ushtruar ndikim të paligjshëm, për të lehtësuar masën e sigurisë, të caktuar ndaj shtetasit F. I.” – thuhet në njoftimin e Policisë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Advertisement