Politike
EMRI/ Ndryshime në qeveri, ja kush emërohet zv.ministër i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë
Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizje të reja në qeveri. Mësohet se Këshilli i Ministrave mes një sërë vendimesh të tjera, ka vendosur edhe emërimin e Ami Kozelit si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të zhvilluar nga këshilli i ministrave.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ami Kozeli emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.