Kronike
EMRI/ Pas konfliktit kanosi me armë xhaxhain e tij, arrestohet 29-vjeçari
Një krim brenda familjes është parandaluar në Shkodër, ku në pranga është vënë një 29-vjeçar. Mësohet se për shkak të një konflikti për pronat nipi 29 vjeç, Elvis Kosuri ka kanosur me armë zjarri xhaxhanë e tij 64 vjeç, në fshatin Gimaj.
Gjithashtu të riut iu sekuestrua arma, fishekë dhe një sasi kanabis.
Njofimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një konflikt ndërmjet disa familjarëve mund të përshkallëzohej deri në përdorimin e armës së zjarrit, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë 29 vjeçari, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.