Connect with us

Bota

EMRI/ Pas rënies së qeverisë, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, emëroi ministrin e Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, si kryeministrin e ri të vendit të martën në mbrëmje. Lecornu ishte përfolur për këtë post edhe vitin e kaluar dhe do të pasojë François Bayrou-n, i cili u rrëzua nga detyra pas humbjes së një votëbesimi në parlament të hënën.

Bayrou, i emëruar më pak se një vit më parë pasi politikani konservator dhe ish-negociatori i Brexit-it, Michel Barnier, u shkarkua, e humbi bastin e tij pasi kërkoi një votëbesimi të paprecedentë për planin e tij kontrovers të buxhetit për vitin 2026.

Në qendër të përplasjes ishin financat e brishta publike të Francës. Deficiti i vitit të kaluar arriti në 5.8% të PBB-së, gati dyfishi i kufirit të lejuar nga BE prej 3%, ndërkohë që borxhi kombëtar është tani mbi 3.3 trilionë euro, rreth 114% e prodhimit ekonomik të vendit.

Bayrou ka argumentuar se shkurtime drastike janë të pashmangshme, duke propozuar një plan për të ulur shpenzimet me 44 miliardë euro deri në vitin 2026, pjesërisht duke hequr dy festa zyrtare.

Advertisement