Connect with us

Kronike

EMRI/ Përndiqte një grua, vihet në pranga 63-vjeçari

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, vihet në pranga 63-vjeçari, në Dibër. Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ndaluan shtetasin Lazam Zebi, 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.

Shërbimet e Postës së Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Kuka, 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit: K.K., 31 vjeç, dhe E.K., 56 vjeç, banues në Maqellarë. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, me datë 23.06.2023, është rrëzuar nga karroceria e një kamionçine dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi D.D.(punëtor). Shtetasi E.K., duke qenë shofer i automjetit kamionçinë, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, ndësa shtetasi K.K., ka punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin D.D.

Po kështu u referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi shtetasja Xh.B., 62 vjeçe, banuese në fshatin Vakuf, Dibër, aksidentalisht është vetëplagosur me armë gjahu, në këmbë në banesën e saj. 62-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D.K., pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore, e prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement