Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Pezullohet nga detyra punonjësi i policisë, akuzohet…

Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për punonjësin e policisë Ilirjan Braçja, duke e pezulluar nga detyra.

Braçja akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka qenë në djeni të automjeteve me lëndë druri të prerë në mënyrë të palgjishme, të cilat po transportoheshin me automjete.

Bëhet fjalë për shtetsit N. T. dhe Z. T., të cilët po transportonin dru dhe inspektori i ka orjentuar diku tjetër për t’iu shmangur dhe kontrollit policor.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.

Njoftim:

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë Inspektor I. B., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Gramsh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet e kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, rezulton se punonjësi i mësipërm ka qenë në dijeni të faktit të paligjshmërisë së shtetasve N. T. dhe Z. T., të cilët i ka orjentuar që t’i shmangen kontrolleveve të policisë duke spostuar shërbimet gjatë kohës që është në detyrë. Gjithashtu, ai i ka orjentuar këto subjekte t’i fshehin automjetet e tyre me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme gjatë operacioneve policore të kryera nga efektivët e tjerë të Komisariatit të Policisë Gramsh, duke dekonspiruar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për identifikimin e përsonave të tjerë të përfshirë në këtë paligjshmëri.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Advertisement