Connect with us

Kronike

EMRI/ Pl’agosi me thi’kë 25-vjeçarin në kokë, si agravoi sherri mes dy të rinjve

Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Dibër. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur për akuzën për plagosje. Policia bën me dije se i arrestuari Jorgo Koltraka është konfliktuar në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë me një 25-vjeçar.

Gjatë konfliktit 32-vjeçari plagosi me thikë në kokë të riun. I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Dibër/ Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgo Koltraka, 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement