Kronike
EMRI/ Plagosja e shqiptarit në Greqi, si dhunoi gjeorgjianin për pazare droge
36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë.
Mediat greke raportojnë se tre shqiptarë kanë rrahur një gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës. Por gjeorgjiani është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, Ergert Lushën nga Elbasani.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës.
Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.