Aktualitet
EMRI/ Policia vijon me arrestimet për protestën e opozitës, vihet në pranga 22-vjeçari
Një 22-vjeçar, banues në Peshkopi, është arrestuar sot në Tiranë, lidhur me protestën e kombëtare të opozitës që u mbajt më 7 tetor. Në pranga është vënë Klodian Bajrami.
I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.”, ka njoftuar policia.