Connect with us

Kronike

EMRI/ Qarkullonte me armë në brez, arrestohet 41-vjeçari

Një 41 vjeçar në Tiranë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Pas informacioneve të marra, policia ka kryer arrestimin e tij në rrugën “Teodor Keko”. 41 vjeçari është kapur teksa po lëvizte me armë zjarri me vete. Për pasojë arma e tij e llojit pistoletë është sekuestruar nga policia e Tiranës.

41 vjeçari i identifikuar si Muajo Lamaj është dërguar në ambientet e paraburgimit të komisariatit numër 6 në Tiranë. Ndaj tij rëndon akuza e veprës penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme lidhur me të arrestuarin.

Advertisement