Connect with us

Aktualitet

EMRI/ RENEA arreston kushëririn e të shumëkërkuarit për trafikim droge

Gëzim Çela, është njëri nga personat e dyshuar dhe shpallur në kërkim për tentativën e trafikimit të drogës me varrrkë Velierë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Teksa në detin Adriatik, policia sekuestroi 23 kg hashash dhe arrestoi dy korrierë ukrainas, në tokë forcat e RENEA-s, kanë kryer mbrëmjen e djeshme një kontroll të imtësishëm në banesën dhe restorantin e Çelës, “Royal Blu” që ndodhet në Patok.

Nga ky kokntroll policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e Gëzim Çelës, që njihet ndryshe me nofkën “Baroni i drogës”. Në vend të Gëzim Çelës, RENEA, arrestoi si të implikuar në këtë trafik droge kushëririn e tij, 30-vjeçarin Nerim Çela.

Sipas kësaj kontrate të siguruar nga “Ora News” deri në 21 qershor 2023, Nerim Çela, rezulton të ishte pronari në letra i restorantit “Royal Blu”.

Por pas kësaj data, ai ka vendosur të heqë dorë nga pronësia e kompleksit luksoz, duke ia kaluar pronën 48-vjeçares, Miralda Thartori.

Ndërkohë mes personave të arrestuar si të përfshirë në këtë rast të trafikut të drogës, është ish-punonjësi i policisë së Shtetit Arlind Ismailukaj, Armando Mema, Besnik Brokeri nga Vlora dhe dy korrierët me shtetësi Ukrainase Kyrylo Ponomarenko dhe Kostiantyn Biellon.

Policia nuk mundi të arrestojë Gëzim Çelën, megjithëse prej vitit 2015 ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjatë hetimit të asaj periudhe, Çelën shfaqet si organizator dhe financues i një grupi kriminal, që kryente trafikun e heroinës dhe hashashit në Kosovë, Greqi dhe në Itali.

Çela, rezulton i dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut.

Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pashqetësuar. Ndërsa grupi ku ai është dënuar për herë të parë, përbëhej nga Valentina Tufina e njohur si “Tezja e Kokainës”, Fran Mërdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela, Viktor Lekgega, Reald Hysolli etj.

/OraNews

Advertisement