Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Roja dyshoj për eksploziv, zbulohet GPS-i poshtë makinës

Policia e Pogradecit u alarmua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pas telefonatës së rojes së një objekti i cili kishte parë një person duke vendosur një objekt poshtë automjeti. Roja është shprehur se një person është shtrirë përtokë dhe ka vendosur diçka poshtë një mjeti të parkuar në pronësi të Eris Çekanit.

Fillimisht u dyshua për eksploziv, e ndaj u kryen të gjitha procedurat e nevojshme. Nga Tirana u soll grupi i shpërthimeve të kontrolluara por pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.

Eris  Çekani rezulton të ketë qënë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur Elbasan mes disa personave të cilët udhëtonin me dy makina. Ata ndoqën njëri tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas përplasën njëri tjetrin.

Advertisement