Aktualitet
EMRI/ Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës
Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit, mbante detyrën e drejtorit të IEVP Drenovë prej 2 vitesh. Para detyrës si drejtor i burgut, Gusho ka mbajtur postin e shefit të policisë së burgut të Drenovës për 1 vit.
Pas shkarkimit, vendin e Gushos e zë Durim Toska.
Ky i fundit, ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Pogradecit, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit