Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Shkrumbohet nga flakët një banesë, detajet e para

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Markatomaj të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se flakët kanë rënë fillimisht në njërën nga dhomat e banesës si shkak i pakujdesisë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, pjesëtarët e familjes arritet të dilnin në kohë, por nuk arritën ta shuanin zjarrin. Zjarri më pas është përfshirë në të gjithë banesën, duke e shkrumbuar atë. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Vasil Kola.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Advertisement