Aktualitet
EMRI/ Shpërndante doza kokaine pranë gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi shpërndante doza kokaine pranë gjimnazeve të qytetit.
Gjatë kontrollit fizik blutë i sekuestruan Fladio Hymerit një sasi të lëndës narkotike, një biçak, grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular.
“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shpërndante doza të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në afërsi të gjimnazeve, në Fier, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasin Fladio Hymeri, 29 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se e kishte siguruar me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e tyre pranë gjimnazeve të Fierit.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një mjet prerës (biçak), grirëse për lëndën narkotike dhe 1 celular“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.