Aktualitet
Emri/ SPAK urdhër-arrest për biznesmenin që strehon Arben Ahmetajn, në Zvicër
SPAK ka lëshuar sot 8 urdhër-arreste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Mes emrave është edhe biznesmeni Ilir Dedja dhe gazetari Endrit Habilaj.
Emri i biznesmenit u bë i njohur për shkak të kontratave prej qindra mijëra eurosh me kompanitë e inceneratorëve. Asnjë prej këtyre urdhër-arresteve nuk është ekzekutuar deri në këto momente pasi personat nuk janë gjetur gjatë operacionit të policisë.
Kush është Ilir Dedja
Ilir Dedja, biznesmeni nga Sefaraj i Kavajës,i cili është lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe Arben Ahmetaj, rezulton të jetë për autoritet Zvicerane, njeriu garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, në Lugano të Zvicrës.
Rrugët e Dedjes dhe Mërtirit, kryqëzohen në shtator 2018, kur Dedja bleu kompaninë asokohe me humbje “C.G.C”, që administrohej nga Mërtiri. Por në vitin 2019, Dedja vendosi të këthejë mbrapsht 70 për qind të aksioneve te “ITS” për një vlerë shitjeje prej 600 mijë eurosh.Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.
Lidhur me këtë situatë në muajin Prill 2023 SPAK i është drejtuar me një kërkesë Letërporosi autoriteve të Konfederatës Zvicerane.
Në përgjigje të raportit të hetuesit në datën 10 Tetor 2023, tregohet se:
“…Erjola Hoxha që prej datës 1 Qershor 2022 është përfituese e një leje L e vlefshme deri më datë 29 Maj 2024 dhe banon në adresën 6963 Pregassona, rruga “Baschina 4” së bashku me vajzën e saj K.Ahmetaj, babai i fëmijës është Arben Ahmetaj