Kronike
EMRI/ Të shtënat me armë, policia: Nuk ka shkëmbim zjarri, një person…
Policia ka sqaruar ngjarjen në Sarandë, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur.
Sipas policisë nuk ka pasur shkëmbim zjarri, por një person ka shkrepur aksidentalisht armë.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Klaudio Qendros , të cilit dyshohet t’i jetë shkrepur arma aksidentalisht.
Gjithashtu sqarohet se nuk ka të plagosur, por autori ka braktisur menjëherë mjeti dhe është larguar me vrap.
Sakaq shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij.