Connect with us

Kronike

EMRI/ Tentoi të trafikonte kokainë, kapet 59-vjeçari në kufi me Maqedoninë e Veriut

Një 59-vjeçar është arrestuar në Bllatë, në kufi me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të operacionit policor “Border”, vijim i megaoperacionit të koduar “Tempulli”. Rami Çela ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme. Bazuar në inteligjencën policore, forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e  dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim. Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet, ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit,  Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

Advertisement