Aktualitet
EMRI/ Theu xhamat dhe tentoi të vidhte një kioskë, arrestohet 42-vjeçari
42-vjeçari Orjon Llupo është arrestuar në Fier pasi tentoi të grabiste një kioskë. Mësohet se ai ka thyer xhamat e kioskës teksa ka tentuar të grabisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Fier
Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit. Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Orjon Llupo, 42-vjeç, banues në Lushnjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.