Connect with us

Aktualitet

EMRI/ U kap në ‘shtëpi bari’, gjykata britanike jep dënimin për shqiptarin

Gjykata britanike ka dënuar me 1 vit burg një shqiptar i cili u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një shtëpi bari në Angli.

Bëhet fjalë për Flamur Dedjan.

Mediet britanike raportojnë se shqiptari kishte shkuar në Angli në mënyrë ilegale dhe se kishte paguar 10 mijë paund për transportin.

Kur mbërriti në Britani, ai u punësua si piktor por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një shtëpi bari.

31-vjeçari tha para drejtësisë britanike se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe se paguhej 100 paund çdo tre muaj.

Ai tha se banda kriminale i mori pasaportën, dhe se e kërcënonte  se do t’i  dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do  bashkëpunonte me ata.

Advertisement