Connect with us

Aktualitet

EMRI/ U kap në ‘shtëpi bari’, shqiptari: Duhet të shlyej borxhin e gomones

Një 31 vjeçar shqiptar që arriti ilegalisht në Angli me gomone përmes kanalit të La Manshit, është burgosur nga gjykata me akuzën e kultivimit të kanabisit. Dëshmia e tij në gjyq dhe provat e paraqitura në proces, treguan se ai ishte shtyrë të punonte në këtë aktivitet për të larë borxhin në të cilin familja e tij hyri për të paguar pikërisht rrugëtimin e tij ilegal drejt Britanisë.

Gazeta “Tekegraph &Argus” shkruan se Jurgen Cuni, 31 vjeç, u arrestua nga policia në adresën në Ormondroyd Avenue, VVibsey, më 23 korrik. Gjykata e Bradford e deklaroi fajtor për prodhim të kanabisit dhe vendosi ndaj tij një dënim prej 19 javë heqje lirie.

Gjatë procesit, akuza tha se agjentët e policisë ndjenë erën e kanabisit pranë banesës dhe hynë për kontroll duke gjetur të riun të fshehur pas derës. Gjatë arrestimit, ai u tha policëve se kishte dy javë që po kujdesej për 51 bimët e kanabisi ndërkohë që policët gjetën prova që tregonin se bimë të tjera ishin rritur dhe korrur aty.

Konkretisht ekipi i policisë gjeti bimë të prera, kanabis në tharje dhe mbetje bimore si dhe vazo të përdorura për rritjen e bimës narkotike. Jurgen Cuni tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne, ndërsa avokatja e tij, trego se i riu punonte me kanabisin për të paguar paratë që i kishte borxh në Shqipëri si pasojë e shumës që i ishte kërkuar si pagesë për udhëtimin me gomone drejt Britanisë.

31-vjeçari mbërriti atje në mars të vitit të kaluar me gomone por u zbulua nga policia. Fillimisht ai u burgos për gjashtë muaj për shtëpinë e barit por pranimi i tij e uli dënimin në 19 javë.

Advertisement