Kronike
EMRI/ U rrëzua nga ashensori, 55-vjeçari merr plagë të rënda në kokë
Një 55-vjeçar, banor i Metoqit, ka shkuar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” në Sarandë. Mjekët kanë bërë me dije se Refat Kolodashi është rrëzuar nga ashensori. Për pasojë, ka marrë plagë të rënda në kokë.
Po sipas të njëjtave burime, 55-vjeçari ka qenë në rrezik për jetën. Pas ndihmës së parë në spital, ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë./dosja.al