Kronike
EMRI/ Vodhi dyqanin e celularëve, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim, 5000 euro shpërblim kush jep informacion
Afrim Dulaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autor i grabitjes me armë të dyqanin të celularëve ‘3V Fejzo’ në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, grabitje e cila ndodhi në orët e paradites së datës 9 shkurt.
43-vjeçari banues në Tiranë, grabiti nën kërcënimin e armës, 15 telefona dhe në pak sekonda u zhduk nëpër rrugicat ngjitur duke humbur gjurmët.
Afrim Dulaj ishte i mirë përgatitur, mbante maskë të zezë në fytyrë, xhup të kuq me kapuç, xhins blu, doreza dhe atlete të zeza, siç dukej nga pamjet e fiksuara të një prej kamerave të sigurisë së dyqanit.